Ma sat e parapara në Pakon Fiskale Emergjente Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi kanë mbajtur konferencë për medie, në të cilën kanë prezantuar masat e parapara në Pakon Fiskale Emergjente të hartuar nga Ministria Financave dhe Transfereve dhe të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti, duke prezantuar 15 masat e Pakos Fiskale Emergjente, theksoi se kjo pako është dizajnuar për të arritur disa qëllime; (i) të ofrojë ndihmë financiare shtesë për shtresat më të varfra të shoqërisë pas pandemisë COVID-19; (ii) të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative në mënyrë që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët gjatë situatës emergjente, si dhe (iii) të sigurohet se bizneset kanë mundësi të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas tejkalimit të situatës emergjente. Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Kur...