Rusia regjistron 500 raste me koronavirus për 24 orë
Rusia regjistroi 500 raste të konfirmuara të koronavirusit sot me rritjen më të madhe që nga fillimi i shpërthimit të virusit që solli numrin total të rasteve në këtë vend në 2.337.
Raportet vijnë derisa Rusia po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, me shumë rajone dhe qytete që urdhërojnë bllokime dhe protokolle gjithëpërfshirëse të izolimit.
Moska, kryeqyteti i vendit, ka qenë në bllokadë që nga e hëna, me shumicën e bizneseve të mbyllura dhe banorët nuk lejohen të largohen nga banesat e tyre përveç blerjeve ushqimore, blerjes së ilaçeve, gjuajtjes së mbeturinave ose shëtitjes së qenve të tyre.
Comments
Post a Comment