Rusia regjistroi 500 raste të konfirmuara të koronavirusit sot me rritjen më të madhe që nga fillimi i shpërthimit të virusit që solli numrin total të rasteve në këtë vend në 2.337. Raportet vijnë derisa Rusia po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, me shumë rajone dhe qytete që urdhërojnë bllokime dhe protokolle gjithëpërfshirëse të izolimit. Moska, kryeqyteti i vendit, ka qenë në bllokadë që nga e hëna, me shumicën e bizneseve të mbyllura dhe banorët nuk lejohen të largohen nga banesat e tyre përveç blerjeve ushqimore, blerjes së ilaçeve, gjuajtjes së mbeturinave ose shëtitjes së qenve të tyre.
Ma sat e parapara në Pakon Fiskale Emergjente Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi kanë mbajtur konferencë për medie, në të cilën kanë prezantuar masat e parapara në Pakon Fiskale Emergjente të hartuar nga Ministria Financave dhe Transfereve dhe të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti, duke prezantuar 15 masat e Pakos Fiskale Emergjente, theksoi se kjo pako është dizajnuar për të arritur disa qëllime; (i) të ofrojë ndihmë financiare shtesë për shtresat më të varfra të shoqërisë pas pandemisë COVID-19; (ii) të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative në mënyrë që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët gjatë situatës emergjente, si dhe (iii) të sigurohet se bizneset kanë mundësi të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas tejkalimit të situatës emergjente. Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Kur...
Comments
Post a Comment